Frequent Asked Questions

 

Pyetje: Jam shumë i shpërqëndruar dhe nuk arrij të kuptoj se çfarë jam në gjendje të ofroj në tregun e punës dhe çfarë drejtimi duhet të marr. A më ndihmojnë programet e EMI-CC për të kuptuar potencialet e mija dhe për te zgjedhur rrugën e duhur në karrierë?
Përgjigje: Plotësisht. EMI-CC ofron program të posaçëm për t’ju ndihmuar të njihni vlerat tuaja në tregun e punës. Ne ju stërvisim nëpërmjet programeve të personalizuara të maksimizoni potencialin tuaj në vendin e punës dhe të zbuloni aftësi të reja.

 

Pyetje: Jam gjithmonë shumë e zënë dhe e kam të vështirë të menaxhoj kohën, madje shpeshherë marr nga koha që duhet të kaloj me fëmijët dhe familjarët. A ofroni ndonjë trajnim që më ndihmon në menaxhimin e kohës dhe balancimin kohës në punë dhe familje.
Përgjigje: Ajo që ne kemi si parim dhe e vlerësojmë si shumë të rëndesishme është se së pari duhet të vleresohet familja si thelbësore në jetën tonë. Nëse nuk je e përkushtuar në familje, nuk je e përkushtuar as në punë, pasi ajo të ndjek si një barrë e rëndë gjatë gjithë ditës duke të ngarkuar emocionalisht dhe duke ndikuar në efiçencën në punë. Ne kemi trajnuar shumë persona të suksesshëm që nuk kishin një balancë të mirë familje-punë dhe ia kanë dalë. Je në vendin e duhur!

 

Pyetje: A bëni trajnime për grupe në ambientet tona të punës?
Përgjigje: Po. Trajnimet për grupet mund të realizohen dhe në vendin e punës, duke planifikuar një trajnim të personalizuar sipas nevojave të pjestarëve të grupit dhe duke u bazuar në pikat e forta të secilit pjestar të grupit.

 

Pyetje: A bëni trajnime individuale?
Përgjigje: Po. Një nga programet që ne ofrojmë është “Trajnim Një me Një mbi Strategjinë e Punës”. Ne vlerësojmë aftësitë, interesat dhe vlerat tuaja. Ju zhvilloni Master Planin e Karrierës dhe ne ju ndihmojmë ta zbatoni atë në praktikë nëpërmjet VEPRO-ACT-it tuaj.

 

Pyetje: Çfarë do të thotë ACT?
Përgjigje: ACT qëndron për Articulate Communicate Take Action. Për të arritur sukses në karrierë, në një projekt, punë apo familjen tuaj duhet të prioritizojmë ato që duam të arrijmë duke i artikuluar qartë, më pas duke i komunikuar detyrat që do ti vendosim vetes për të arritur qëllimet tona dhe më pas duke i zbatuar sipas një kalendari të përcaktuar.

 

Pyetje: Para se të zgjedh një program, mund të kem një seancë konsulence për të parë nëse përshtatem në një nga programet?

Përgjigje: Patjetër. Ne ofrojmë një seancë falas për një bashkëbisedim mbi vlerat, interesat dhe aftësitë për të propozuar cili program apo cili trajnim ju përshtatet më shumë.

 

Pyetje: Unë nuk jetoj në Tiranë por kam dëshirë të ndjek një nga programet e trajnimit. ofroni shërbim trajnimi dhe konsulence në rrethe dhe jashtë vendit?

Përgjigje: Sigurisht që edhe ju mund të ndiqni një nga programet tona. Format e trajnimit janë edhe online dhe nëpërmjet webinar-eve të ndryshme, kështu nuk është domosdoshmëri të jeni në Tiranë.

 

Pyetje: Jemi nje çift i ri që kemi vendosur te nisim një sipërmarrje tonën dhe kemi nevojë për konsulencë. Ofroni ju trajnime ne çift?
Përgjigje: Po ne i ofrojmë programet tona edhe në çift. Gjatë zhvillimit të programit i ndihmojmë personat të njohin secili talentet dhe aftësitë personale dhe të njëri-tjetrit dhe i ndihmojmë të gjejnë menyrën më të mirë si të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin profesionalisht.