Viti qe sapo hyn dhe vijne shifrat e para aspak te mira sa i takon punesimit. Shihni nje pjese ‘gri’ te realitetit sipas raportit te Bankes Boterore para shenimeve te mia ketu.
Une mendoj qe nuk ka kohe per te humbur, por duhen hapa me veprim afatshkurter qe me gjate i shtjelloj ne kete interviste te TV Scan, me gazetaren e mirenjohur Dafina Hysa.
“Shqipëria nuk do të ndjejë rimëkëmbjen e vërtetë gjatë vitit 2021, pasi do të ketë një rritje ekonomike të lehtë dhe rënie 5%. Kjo pasi një nga treguesit kryesorë si papunësia u rrit tepër, kur vendet në zhvillim ekonomik kishin një nivel të lartë me 11,5% në 2019 dhe ky nivel i të papunëve u rrit në ritme të shpejta me 11,9% vetëm në 3 muaj të 2020 dhe pritet që të rritet nëse situata pandemike vazhdon akoma. Në këto kushte Shqipëria ka pasur një rënie të ndjeshme të konsumit me 8%, kjo si pasojë e të ardhurave të pakta dhe të mungesës së mbështetjes së mjaftueshme sociale. Edhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve do të pësojë tkurrje të mëdha me 37%. Të dy këta tregues kanë rritur ndjeshëm normën e papunësisë, kur në këto shifra nuk janë llogaritur punonjësit informalë, të cilët po kalojnë periudhën më të vështirë dhe janë zhytur në varfëri”, thuhet në raport. Nga ana tjetër një pikë tjetër e dobët e vendit tonë për të përballuar këtë kizë është mungesa e reformës fiskale. Sipas BB, lehtësimi në taksa i bizneseve është një hap mbështetës për ta, por nga ana tjetër ka rritur në nivele të larta tek 12% deficitin buxhetor. Prandaj duhet që qeveria të mendojë për reforma afatshkurtra në përmirësim të sistemit fiskale. “Deri më tani politikat makroekonomike të Shqipërisë janë drejtuar për në mbështetje të bizneseve dhe personave të prekshëm nga pandemia. Por në vijim duhet të bëjë reforma për rimëkëmbje të ekonomisë në total.
Ne fakt, folem per shume ide dhe mendime te drejta, per mendimin tim te specialisteve te statistikave dhe raporteve te botuara edhe nga ISTAT Shqiperi, por theksi im ngelet ne keto kerkesa te drejtperdrejta:
Eshte koha te mendohet per rrjeta sociale sigurimi qe nxisin dhe drejtojne punonjesit drejt marrjes se aftesimit te duhur te ekonomise se pandemise.
Eshte koha qe qeveria te vazhdoje ndihmen direkte ndaj te shvendosurve (ne papunesi) nga vendet e punes duke e lidhur drejtperdrejt me detyrimin per marrje ore trajnimi te saktesuara me marrjen e te hollave, pageses nga siguracionet apo pages direkte e pas pandemise.
Eshte koha te drejtohen kah marrjes se aftesive te reja te kerkuara ne tregun e punes, per te ri-hyre te azhornuar me ndryshimet (trajnime per teknologjine, gjuhet e huaja, marketingun digjital e mix, per inteligjencen emocionale dhe sociale, per te permendur disa).
Eshte koha qe me urgjence te konsiderohemi ne si treg privat trajnimesh per tregun e punes si partnere ne bashkepunim me qeverine qendrore e vendore per te hapur platformat tona edhe per punekerkuesit qe nuk kane mundesi financiare te marrin sherbimet tona.
E thene thjesht, te ndihmohemi te ndihmojme sa me shume nga forca punetore e dislokuar nga vendet e punes prej (termetit dhe me pas) pandemise.
Kjo nuk eshte thirrje e bere nga interesa personale! Kuptohet qe ne tregun e lire te punes, sa me shume rritet kerkesa per produktin tone, sidomos te kompanive qe si ne jane prej nje dekade ne treg me nje klientele dhe treg te pasur, aq me shume shtrenjtohet edhe oferta. Por eshte nje nevoje per krijim te nje kulture te ndihmes komunitare te vazhdueshme ndaj atyre te demtuarve me se shumti prej pandemise.
Klo eshte thirrje per te mos pasur askurre nje kategori ish punonjesish qe shtyhen ne skamje te skajshme.
Kush ka veshe, le ta degjoje!
Miqesisht,
Elida