Ne kete interviste per Radio TV Scan ndajme mendime me gazetaren Dafina Hysa mbi mundesite e:
- rritjes se trajnimeve per punekerkuesit
- krijimin e nje partneriteti publik (shteti), privat (ne, trajnuesit ne treg) per te sjelle me te miren te punekerkuesit qe mbeshteten me ndihme sociale te papunesise
- kryerjes se sa me lart permes teknologjise
- etj, etj.
Gjithe sistemet e rrjetave sociale ne ndihme te te demtuarve me shume nga goditje boterore apo rajonale, jane zhvilluar si nje adresim i nevojave urgjente te nje pjese te popullates te goditur drejtperdrejt, dhe ne pamundesi per t’ia dale vete mbane.
Po ne, a po bejme kete per kete pjese te popullsise te shvendosur jashte tregut te punes per shkak te pandemise se korona- virusit 19? Cfare presim? Jane shpenzuar (me te drejte) 281 mln leke dhene si asistence per grupet qe perfitojne nga asistenca sociale.
Pyetja sugjerim e imja, sa vlere kane keto ndihma kaq te vogla per ri-kthimin e kesaj force aktive ne tregun e punes? (Kur vete perkufizimi i kesaj asistence eshte ndihme per t’i ri-kthyer ne tregun e punes).
A po funksionojne (dot) programet nxitese te zyrave te punesimit drejt shkollave profesionale? Vete keto te fundit, i kane kapacitetet te mbulojne zhvendosjet nga puna te forces se punes nga jugu ne veri?
A nuk do te jete me mire, qe bashke me kete ndihme, tju jepet edhe trajimi yne per ruajten nga atrofizimi te aftesive te tyre te meparshme dhe pajisjen me aftesite e reja per t’u pershtatur me dinamikat e reja te tregut te punes?
A nuk eshte koha te mendojme per bashkepunime ne te mire te kesaj kategorie?
Keto, dhe disa te tjera, ne 15 minuta interviste,
Miqesisht,
Elida