Urime që keni vendosur të merrni Programin e Trajnimit per Tregun e Punes(PTTP)! Program qe ka ndihmuar tashme me qindra individe qe sot jane ne klubin e nderuar te EMI-CC si profesioniaste te suksesshem ne Shqiperi dhe ne bote.Ketu merrni hapat drejt zhvillimit të Planit tuaj të Karrierës dhe të përgatitjes konkrete për tregun e punës me hapin e pare: zgjedhja e deges se studimit ne Universitet. Në fakt ky program do tju ndihmojë për të eksploruar më shumë dhe më mirë thirrjen tuaj profesionale, duke zhvilluar dhe aftesine tuaj per zgjedhje te mire edukuara për rrugëtimin tuaj profesional per 10 vitet e ardhëshme:
S1-Inventari i aftësive, interesave dhe vlerave tuaja
Ne jemi unikë dhe gjetja e thirrjes profesionale, fillon me vlerësimin e talenteve tona të lindura. Është e rëndësishme të artikuloni qartë aftësitë tuaja, interesat dhe vlerat. Kryerja e disa testeve online për te artikuluar aftësitë e lindura/zhvilluara të aftesive të sipërmarrjes, si dhe lidhja me përvojën/jetën e deritanishme do tju ndihmojë të dini çfarë aftësish të veçanta të punës shkëlqejnë te ju ose janë në nevojë për të përmirësuar, se çfarë ju dëshironi në një punë, llojin e kulturës së kompanisë që do të jetë i përshtshëm për ju, synimet qe kur arrihen behen burim paqeje, gezimi e prosperiteti per ju. Prej këtej fillon pergatitja dhe zgjedhja e mencur e rrugës së edukimit, praktikisht, degës së shkollimit që pas shkollimit 9-vjecar.
S2-Zbuloni opsionet e veçanta të karrierës tuaj
Çfarë karriere mund të jetë zgjedhja e duhur për shkollim, per atë çfarë ju jeni duke kërkuar dhe për atë që ju jeni e/i aftë t’i ofroni një punëdhënësi ne te ardhmen? Pasi ju të kuptoni më mirë se kush jeni dhe çfarë ju doni si karrierë, atëherë ju do të jeni gati për të mësuar si te hyni/perfitoni më shumë në një mënyrë praktike ne tregun e punës në mjedisin akademik parauniversitar ose universitar.
S3-“Autostrada” profesionale me tri korsi 🙂
Është shumë vendimtare të zbulojmë së bashku se si të mësojnë të ndjekim dhe të vendosim rrugë të veçanta të karrierës dhe pastaj të kërkojmë shkollimin e duhur, punëdhënës / partnerë, të cilët ofrojnë mundësi të rëndësishme të zhvillimit te karrierës së bashku, konkluduar ne fund me Planin e Autostrades se Karrierës 10 vjecare si nje rrugetim midis tri kolonave baze. Bashkëpunëtorët jane në mesin e rrjetit të EMI-CC Club dhe me gjere ne ish klientet e saj si mentore afatgjate potenciale tuaj.
S4-Dritarja Virtuale Juaj ne Tregun e Punes / “Virtual Shop Window”
Ju nuk mund të komunikoni suksesshëm me shkollen apo punedhenesit e ardhshëm nëse ju nuk ndërtoni një platformë virtuale në nivelin e artë, ku vlerat e aseteve të shkollimit, pervojes suaj ndertohen pak nga pak të vihen në dispozicion të zhvillimit (edhe pasiv) për bashkëpunëtorët e mundshëm, punëdhënësit apo partnerët me strategji të përputhshme. Themeli i “të shiturit” në tregun e punës, është të ofruarit të një prezence tuajën të fuqishme, te vertete dhe të përditësuar që reflekton me integritet vlerat tuaja. Keto jane ‘life skills’ qe do ju shoqerojne edhe me larg se 10 vite planifikim nga programi.
S5-Intervistues dhe të intervistuar qe nga shkollimi
Duke ditur se si të përdorim më mirë tërësinë e aftësive në të ‘dy anët e tavolinës së intervistës’, krijojmë mundësi më të larta për të maksimizuar vlerën nga PTTP në aplikimet per shkollim, punë, zhvillim personal, vlerësim performance, etj. Shtojmë mundesitë për një intervistë të suksesshme qe ne zgjedhjen e deges per te studiuar dhe paralelisht institucionit qe me mire se kushdo ju pershtatet juve. Kjo kerkon aftesi te shkelqyera te kombinimit te ‘cfare dua per karrieren time’ me ‘cilat jane opsionet me te mira qe kam”
S6-Zhvillimi profesional: një mënyrë jetese dhe argëtim gjithashtu
Të dhënat e mira dhe përdorim i mirë i Autostrades së Projektuar të Karrierës, skemës se vlerës personale propozuar per në tregun e punës, të gjitha lidhjet, aplikimet paraprake dhe mbajtja e lidhjeve të ndryshme, do të shtojë vlerë në rritjen profesionale drejt suksesit të vërtetë. Kombinimi midis artikulimit te qarte te tre rrugeve/korsive te karrieres ne 10 vitet e ardhshme me komunikimin e hapave konkrete per realizimin e zgjedhjeve me veprimet dinamike (‘Take action’) ju japin ne dore suksesin qe kerkoni dhe rrugen e realizimit ne praktike.