Ep 281 ‘Antidoti’ kundër eksodit të trurit nga Shqipëria? Janë njerëz, JO asete!

Vazhdojmë në serinë e Adresimit të “kokedhimbjeve” të CEO-ve sipas anketimit të fillim vitit, zhvilluar nga EMI-CC. Sot flas per Paketën e kompensimit, si një mundësi që kompania ka të ndërtojë e mbaje talentet, kontribuusit më të mirë.
Kjo paketë e ekuilibruar kompensimi që përfshin paga konkurruese, përfitime të gjera dhe siguri në punë, vjen si një “bufe propozimesh”, ku secili zgjedh “menune” e vet, në bazë të situatës ku ndodhetbiznesi i tij. . Studimet tregojnë se kompanitë që ofrojnë paga mbi mesataren kanë një normë largimi 50% më të ulët, ndërsa 79% e punonjësve e vlerësojnë kompensimin në tërësi, jo vetëm pagën. Gjithashtu, 75% e brezit Z kërkon stabilitet dhe një mesatare qëndrimi prej shtatë vitesh, ndërsa kompanitë me programe zhvillimi profesional kanë 33% më shumë mbajtje të stafit.

Mirëqenia personale dhe familjare është po aq e rëndësishme. Punonjësit me një ekuilibër të mirë punë-jetë kanë 10% më shumë gjasa të qëndrojnë në kompani, dhe organizatat që investojnë në mirëqenie shohin një ulje prej 28% të largimeve nga puna. Këto të dhëna tregojnë se një strategji e plotë kompensimi, që adreson financat, stabilitetin dhe mirëqenien, është kyçe për suksesin në rekrutimin dhe mbajtjen e talenteve në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Cila është situata jote dëgjues i dashur?
Sic them, na kontaktoni nëpërmjet Emi-cc@emi-cc.com të organizojmë një zoom call për nevojat tuaja dhe programet tona. Ndoshta këtë keni nevojë.


EMI -CC Coaching and Consulting is dedicated to ambitious people with educational and practical mechanisms and instruments to succeed in the work market. Our tool is PTTP (Programi i Trajnimit per Tregun e Punes) and comes in three programs:
https://emi-cc.com/
Our Fb is / elida.motro
Contact us for a free interview: https://emi-cc.com/en/contact-en/

Miqesisht,
Elida and the team

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login