Ep #70 Kujt i “Bëjmë Keq” kur Dorëzohemi :-)?

Miq ne fakt ky videocast/audio ketu, jep nje ide pse dhe pse duhet te marrim karrieren tone ne dore.

Pse dhe pse kete e kemi vetem ne per t’a bere per ne!

Sa dhe sa shume 🙂 e veshtire eshte te zgjedhim te jetojme ne Shqiperi dhe si te perfshijme Shqiperine (me te gjithe “fajet” e mungesat e saj ne plotesimin tone ne karriere!

Kudo, ka nje te vertete: te tjeret jane ata qe ndofta na bejne te mendojme qe nuk “i dilet ketu, ne Shqiperi, ndaj duhet ikur nga syte kembet”, po jemi ne qe lejojme keto mendime te na pengojne te ecim.

Nderkohe, me nje nga grupet e VEPRO-ACT, ne aktivitetin e muajit, te shtunen e suksesshme, ne prape provuam, qe vendi eshte thjesht nje gjeografi. Vullneti yne te perdorim talentet, aftesite, interesat dhe vlerat tone dhe network-un e perbashket, na ben te shohim e tregojnme histori suksesi cdo muaj! Krenare miq te EMI-CC qe inkurajojme njeri-tjetrin drejt plotesimit ne karriere, drejt berjes se nje jete me te mire per ne, familjet tona, si dhe Shqiperine 🙂

Per ty mikeshe, qe kjo Shqiperia te “theu” 🙂 Uroj te na gjesh dhe te na bashkohesh, qofte edhe per te pare nje realitet tjeter , jo kaq shume “nen drita skene” ne Shqiperi, por te gjendur ketu fuqishem, gjithesesi.

Besojme, nga cfare bejme, pak nga pak e cdo dite ne karrieren tone, perfitojme ne, familja jone dhe gjithe komuniteti shqiptar ne Shqiperi apo ne bote!

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X