Ep #75 Freelancer? Larg qoftë për ca!

Ne jeten tone te perditshme, gjate punes me individe e skuadra, takoj shume persona interesante dhe me shume aftesi. Shumica e tyre, qe ne takimin e pare bashke, kur ne diskutojme rrugen e suksesit te tyre ne karriere, jane te paqarte se cfare duan e cfare mund te ishte per ata sukses dhe ecje perpara.

Per disa eshte edhe e veshtire sepse ndihen te lidhur pas nje pozicioni pune qe eshte shume shperblyes, dhe plotesues i nevojave te tyre te momentit dhe ne dukje, pa shume mundesi zhvillimi, sidomos kur gjithe koha i eshte perkushtuar ketij pozicioni pune. Jane te shumta situatat kur personi qe kerkon te marre trajnime, ne forme programesh tona, qofte individualisht pse ne grup, sapo shpreh cfare do, fillon edhe te jape argumentat pse nuk mund te zhvillohet me shume, te prodhoje me shume nga koha e saj/tij, te eksperimentoje me shume me perdorimin e aftesive e kohes se tyre.

Jane pothuajse absolute argumentat pse mendojne qe nuk ia dalin dot dhe jane ngecur aty, ne ate situate, qe sado e mire apo mesatare te jete situata ku jane, prape ndihen qe nuk po e shijojne jeten profesionale aq sa do te donin. Dhe fillojne te vene “fajin” ne faktore gjeografike (jemi ne Shqiperi ndaj…), faktore moshe (jam x apo y vjec ndaj…), etj. po qe gjithsesi jane faktore jashte nesh.

Mendoj qe ky eshte momenti pse ndjejne qe kane nevoje per stervitjen tone, programet e coaching apo keshillimit ekzekutiv e profesional

Duke punuar prej disa dekadash me kete kategori te talentuarish qe duan dhe punojne fort te permiresojne jeten e tyre personale dhe profesionale duke investuar te vetja e tyre, shoh qe personat qe vijne te ne, jane shpesh eksperte apo specialiste te fushave te ndryshme qe jane totalisht te gatshem qe pasi marrin nje nga programet tona, dalin ne tregun e punes si profesioniste te lire ose freelancers, ose behen te gatshem te fillojne nje start-up, ose nese vijne me nje ide start-up-i te qarte, te kthejne ate ne nje biznes me te ardhme.

Kjo eshte pervoja jone dhe jemi te lumtura t’a ndajme me ju. Degjojeni dhe me shkruani mendimin tuaj, jam jashtezakonisht e bekuar te kem mundesine tju asistoj se bashke me stafin tim te gjeni rrugen e zhvillimit tuaj profesional duke konsoliduar pozicionin e punes qe keni dhe duke shtruar rrugen per te perdorur plotesisht potencilin tuaj intelektual dhe jetesor.

Me shkruani ne emi-cc@emi-cc.com

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X