Rregjistruar në mëngjesin e pas tërmetit të 26 nëntorit, nën emocionet e të qenit larg Shqipërisë.
Kisha dëgjuar që sa më larg një tragjedie, aq më shumë amplifikohet efekti emocional prej saj, po prapë asgjë krahasuar me goditjen që morën ata që ishin në vend.
Ka pasur e do ketë shumë përjetime për sa ndodhi e ndodh, e këto dy mesazhe vijnë në vazhdimësi si mësim për ne që planifikojmë e vrapojmë të zbatojmë planifikimin…
Mesazhi i pare, mesazh krenarie per ata te rinj e te reja qe sapo ndodhi,lane pas trembjen e tyre, shtangjen e krijuar nga perplasja me nje dukuri sa mizore aq edhe e re per shumicen e tyre dhe u nisen drejt vendit ku kish me shume nevoje per ta, ne Thumane e ne Durres.
Krenari per ta dhe shprese per ne si komb. Fatkeqesisht, ne raste te tille tragjedie, ngrihen ne lartesine e te qenit njeri dhe behen heronjte e heshtur pikerisht ata, qe rendom quhen nga nje brez me i vjeter se ta, si brezi “i kafeneve”
Nje mesazh kujtese per te gjithe. Ne perjetesen e tmerrshme te lekundjeve te medha te tokes dhe gjithshkaje te njohur deri ate cast si te palevizshme, te patundshme dhe te kthimit te tyre ne pluhur e hi, sapo merrej pak fryme, perpjekja e pare, te lidheshe e te flisje me njerezit e dashur te shikoje si ishin. E kujtesa shkon, qe kete perpjekje t’a kthehjme ne qenderzim te jeteses sone, te gezojme e festojme jeten me njerezit e familjes a te miqesise , sepse sic u pa, cdo gje tokesore eshte kalimtare dhe aspak e patundshme, as lidhjet e gjakut me dike qe zgjedhim ta takojme ralle ose aspak fare (per mungese kohe a nervash:-)), as lidhjet miqesire me shoqeri e miq qe zemra na i do, por planet e jetes (lexo, pangopesia shpesh per rrjete te reja miqsh e shokesh) na i lene jashte.
“U takofshim vec per gezime”, u tha shpesh mes fqinjeve qe takoheshin prej termetit, e kjo do investuar, me kohe, energji e mbi gjithshka me dashuri 🙂
Dhe mesazhi i trete, dhimbje e lote pas humbjes se 51 jeteve dhe lendimit te 1000 te tjereve, le t’i mbajme ne lutje e mendimet tona duke uruar force e kurajo per familjaret e tyre e te lenduarit vete. Mbajtja ne lutje gjithashtu e atyre qe po drejtojne punen rindertuese e rehabilituese gjithashtu , me qellim qe kjo ngjarje shkaterrimtare te beje te mundur te krijohen ura te reja besimi mes nesh e atyre qe na drejtojne, mes nesh dhe te dashurve tane, dhe komunitetit ne pergjithesi.
Urojme e lutemi qe ky brez i ri do te gjeje nje model si duhet ngritur mbi dhimbje e shkaterrim e per te ndertuar sic duhet.
Miqesisht,
Elida