Ep #79 Më E Mira Në Komunikim? Një Ushtrim Për Ty

Prej një përvoje në një klasë universiteti, kam mësuar e kuptuar shume. I referohem me hollësi, sepse më bëri përshtypje një gjeneratë që shprehen hapur e bukur edhe për cka një tjetër brez do të mbante qetësi si për një tabu.

Por edhe pa atë pervoje, komunikimi në tregun e punës dhe më gjerë, ngelet një faktor kyc që të bën ose të zhbën! Kaq i rëndësishëm është!

Këtu, nëse e ndiqni më pak vemendje, keni një teknikë vlerësimi për nivelin dhe stilin tuaj të komunikimit. I lehtë, i bëshëm dhe me pak “farë” që të ngel e të ngacmon vazhdimisht drejt përmirësimit.

Gjithashtu, pas vetë – vlerësimit tuaj, ju mund të shënoni hapat konkrete si të bëheni një ndër ata që komunikimin e kanë një “as” në mengë në rrugën e tyre të karrierës.

Shkruani mendimet tuaja dhe i rrahim bashkë në një episod tjetër,

Faleminderit,

Miqësisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login