Vjen si nje vazhdim i “Ep #75 Freelancer? Larg qoftë për ca!”
Ne nje interviste te kendshme me dy zonja qe vijne nga ‘destinacioni i arrire’ dhe i lakmuar per shume profesioniste te rinj ne karriere, jane Edlira dhe Aleksandra qe jetojne dhe punojne suksesshem si freelancers ne Shqiperi.
Ato ndajne mendime dhe pervoja reale nga jeta sa i takon:
A behet dot te jesh profesioniste e lire ne Shqiperi?
A behesh sepse do, eshte vokacioni yt profesional apo gjendesh pa pune dhe e fillon si ‘profesion’ mbi profesionin tend?
Profesioniste e lire, do te thote te ‘kushtosh’ pak?
A arrihet te jetosh vetem me pune te ‘pasigurta”?
A kane deshtuar ndonjehere?
Pse?
Kur?
Kur kuptuan qe ishin duke bere ‘freelancing’?
Te sinqerta, profesioniste te zonja dhe shume inkurajuese te dyja, sjellin nje fryme shtytese per kedo qe sot i rrezikohet vendi i punes apo ka ne planifikimin e vet punen si profesionist i lire.
Ju uroj degjim apo shikim te kendshem nga kanali “EMI Coaching and Consulting” ne youtube,
Miqesisht,
Elida