Vija nga biznesi im, full time, si themeluese dhe drejtuese e agjensise turistike “Parnas”, prej 8 vitesh ne treg kur iu bashkova fondacionit Lidia ne pranveren e 1999. Keni degjuar qe nese vjen nga biznesi yt, eshte shume e veshtire te punosh per te tjere? Besoj po?
Per mua nuk ishte aspak keshtu! Sa me fat dhe e bekuar kam qene te punoja te Fondacioni Kristian Lidia! Nje shkolle me vete, por nga ato shkollat ku di kur fillon por nuk mbaron kurre se qeni pjese si ish-studente aty.
Jane te rralla rastet kur kjo pervoje nuk me del para, ne jeten e pas-Lidias, gati njehere ne muaj, si nje takim me nje ish koleg apo bashkepunetor. Me shpesh si nje takim rastesor qofte ne qytete te Shqiperise apo Kosove por edhe ne vende te tjera, me dike qe ne nje forme apo tjeter ka qene pjese e nje projekti te bere nga Lidia. Dhe fillojme e kujtojme e kemi plot cfare te themi e te kujtojme.
Kjo eshte lloji i punes qe si hallke e vecante ne zinxhirin e puneve te bera qe lidh shume organikisht te kaluaren si nje trampoline per nje te ardhme me te mire. Po, nuk eshte si ato punet qe sa i kujton thua: nuk vjen me nje pune e tille! Ah, iku!
Jo, puna te Fondacioni Kristian Lidia ishte dhe mbetet nje pune qe me tregon ne menyre te vazhdueshme qe ai potencial qe Zoti me tregoi qe kish vene ne mua, akoma nuk eshte zhvilluar ne plotencialin e plote, pra sigurisht qe e ardhmja, koha e pas – Lidias, eshte me e mire sesa koha te Lidia 🙂
Kaq e bekuar te ndaj me ju miq nje dokumetar te koheve te Lidias 🙂
Uroj t’a shijoni sa dhe une, dhe nese e doni te plote, mund te komunikoni me Fondacionin Lidia dhe z. V. Kodhelaj.
Miqesisht,
Elida