Mar 12, 2020 week one: “Karriera në Kohën e Koronavirusit…
Jetojmë në ditë të vështira.
Ditë në mes të një zymtie e meraku të përgjithshëm, mes lajmesh të vërteta e të rrema mbi koronavirusin, në ditë kur videot nga Kina dhe Italia, ku virusi e ka kthyer cdo pjesë të tyre në ‘zona të kuqe’ rreziku të lartë, bëjnë xhiron më të madhe online duke shtuar panikun. Duket sikur cdo gjë anormale është ulur këmbëkryq kudo: kafenetë tona bosh (kush mund t’a mendonte një muaj më përpara?), dhe të urdhëruara të mbyllen, mësimi në shkollat e universitetet i pezulluar për javët në vazhdim, rrugët dhe sheshet me kalimtarë të rralluar si në ditet e nxehta të gushtit, të sëmurë që pasi këshillohen të marrin numrin e urgjencës në telefon sapo mendojnë që kanë shenjat e virusit, urdherohen të qëndrojnë në shtëpi, jo në spital dhe as në karantinë!
Cdo gjë kaq jashtë normales.
Dhe, duke dashur tiu lemë specialistëve nga mjekësia të japin mendimet dhe këshillat e tyre, si dhe pushtetit qendror e vendor të venë rregull e rregulla për të gjithë ne t’i zbatojmë, une sjell një bisedë’…. (pjesa e pare)