Ep #115 Ku shkon kur gjithë bota çmëndet?

Me eshte kerkuar nga nje forum (konvente) biznesi te ndaj nje fjale aty si folese kryesore me temen: “Cfare duhet bere ne biznes kur duket sikur gjithe bota eshte ‘cmendur’?”

Pikat udhezuese:

a. Si e kalove kete periudhe me sukses dhe vazhdon te kesh sukses me biznesin tend?

b. Cilat jane disa nga mesimet qe do te ndash kur jemi ndofta para nje vale te re goditjeje te korones ne ekonomi e biznes?

c. Si mund te ndihmojme rrethin e biznesit te evitoje falimentin dhe te qendroje ne aktivitet fitues?

Qe nga blogu i kaluar mund te shihni pergatitjen qe po bej duke iu kthyer pervojes sime dhe te miqve-kliente te mij, dhe duke perdorur ‘ditarin’ tim publik, qe ishte shprehja permes rregjistrimit te pod-casteve e vidoeo-casteve jave pas jave gjate gjithe karantines. Aty kam shprehur cfare ndodhtte dhe sesi ne dite pas dite po vepronim pro-aktivisht, jo si reagim ndaj realitetit qe po perkeqesohej per kedo nga dita ne dite.

Flas ne kete podcast duke vene fokusin mbi mendesite (mindsets) vete-kalibruese (self coaching technique) qe mesoj te klientela ime duke i vene theksin ne qellimin pse me duhej vete-kalibrimi, te gjeja pergjigjet paraprakisht per pyetjen qe mundonte kedo edhe mua: Cfare duhet te mbaj ne mend dhe cfare bej me stafet e mia per te kaluar suksesshem gjate kohes se veshtire te karantines si dhe per te dale suksesshem prej saj ne ritmin e planifikuar te biznesit duke eleminuar efektet e korones? Pra shkurt, koha ka ndryshuar, planifikimet e bera per 2020 duhen ri kalibruar te arrijme ne te njejtin fund te parapare e parapergatitur! Ndryshimet duhen te jene operative, qellimi i njejte!
Per ketë me ndihmojne tre mindsets qe perdor ne skemen e madhe te planifikimin te karriera, dhe qe e pershtas edhe ne self-coaching per te dale nga situata te  veshtira me e forte dhe me e zonja. Keto jane:
1. Prano veten sic je! (talents, skills, values, and interests)
2. Zgjidh ne zinxhirin e vleres (pick and choose clients and staff)
3. Zgjidh te kesh lirine financiare (I am determined, different and not desperate)
Prej kesaj ndryshimi operacional i biznesit tim ishte nen filozofine e “sherbe, mos shit” per periudhen e veshtire qe po kalonim, qe u perkthye sherbim ndaj klienteve ekzistues dhe pershtatja ndaj tre segmenteve te tyre duke percuar moton: Une jam ketu te kalojme bashke kete kohe te veshtire, dhe te pergatitemi bashke per daljen me te forte e te suksesshem nga kjo situate e ‘cmendur’ e ekonomise dhe distancimi social i gjithe shoqerise. Kaq e thjeshte, persa kohe percakton ku do te shkosh dhe perfundimisht perse e do kete ndryshim!
Gjate ketij podcast bie ate qe quhet rendom ne librat e menaxhimit si ‘pozicionimi’ ne tregun e punes dhe sjell rastin konkret te navigimit te kompanise sime ne rastin e bllokimit te gjithe shoqerise dhe biznesit prej virusit covid19. Akoma vazhdojme te navigojme, e dime eshte e veshtire, ka probleme dhe pershtatje te veshtira per te bere, por ne e dime ku po shkojme dhe e shijojme te mesuarin ne menyre te vazhdueshme dhe shoqerine midis nesh.

Uroj qe keto dy podcasts, 114-115, mund tju ndihmojne ne pozicionimin tuaj ne kohe te veshtira. Jam totalisht mirenjohese per idete tuaja qe po me plotesojne sa me lart materialin/prezantimin per konventen, ndaj ju lutem vazhdoni te me shkruani,

Duke ju uruar gjithe bekimet e Zotit,

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login