Ep #120 Vura Kapelen dhe ‘go thrive’!

Miq jemi ne episodin e 120! Nuk mund t’a besoj rrugetimin tone bashke!

Jane 120 jave, qe une dal e shfaqem te ju, duke ndare me ju hapa nga jeta ime profesionale por shpesh edhe personale.

Sic mund ta kem thene me miqte e mi kliente, 2-3 muajt e fundit per mua, edhe per shkak te nje demtimi ne kembe :-), e thene thjesht e bukur-thyerje pergjate ecjes (pa taka) ne ane te detit, kane qene muaj reflektimi dhe marrje vendimesh.

Dilema qe kisha para ishte: si te vazhdoj punen te EMI-CC? A duhet t’a vazhdoj duke pasur parasysh kohen qe po kalojme?

Mendimet vrastare qe me kane mbajtur shume jave ne nje gjendje stop-i . Eshte kjo kohe kur une i kthehem me me fokus Atij qe me ka drejtuar vazhdimisht, Atit tim, Perendise. Kaq e bukur behet koha me Te, duke u sheruar nga kemba dhe duke kerkuar vullnetin e Tij, duke lene para Tij EMI-CC si nje mjet pune qe Ai me ka dhene te kontaktoj dhe te ofrohem ne bote.

Shume e sinqerte me ju, kane qene rreth tre here qe kur eshte krijuar EMI-CC qe jam gjendur perballe kesaj situate. Duke vene para Tij pyetjen: a do ti At te vazhdoj punen permes EMI-CC apo dicka tjeter? Duke e ditur nga pervoja ime me Te qe Ai ka nje plan shume me te mire per mua, edhe nese me thoshte mbylle EMI-CC. Uu, nje sekonde, ndoshta nuk ju thashe qe kjo ishte cfare mendoja? Ta mbyllja apo t’a ri-organizoja?

Sic ju kam thene, menjehere pas mbylljes totale te ekonomise, qasja qe une zgjodha ishte ‘serve not sell’ me vetedijen qe keshtu po beja me te miren per klientet miq te mij, kur i shihja qe veshtiresite financiare te tyre ishin shume te dukshme dhe te prekshme, persa kohe shkurtuan staf. Veshtiresite qe kushdo ka per te dale nga kriza e pashpallur dhe e pa deklaruar kurre e bejne te veshtire te thuash me vetedije: “dua te kem biznes dhe njekohesisht tju thuash klienteve-miq ‘eshte ok mos te paguani deri ta te rregullohet gjendja, une ketu jam dhe do vazhdojme punen bashke'”!

Dhe Ai ne ate gjithe-njohjen dhe gjithe-ndodhjen e Tij, me tregoi qe eshte ok te thuash ‘Zot, me ndihmo te lutem! Te kuptoj, a duhet te vazhdoj? A po shtoj vlere qe eshte ESENCIALE per grupin per te cilet punoj? Qe nuk eshte nje sherbim kompimentar, i rendesise se dyte ne kostot e klienteve-miq’?

Dhe Ai, ne ate gjithe-hirin e Tij, me dha te kuptoj sa shume vlere kemi shtuar si kompani dhe une si person ne jeten e atyre te rinjve qe kane marre programet tona. Dhe me dhimbje, me shume dhimbje, kuptova sa shume bekim kishim qene ne jeten e nje te riu shume te talentuar qe humbi jeten prej covid19. Me dhimbje, kuptuam qe ne, me programet tona, per keta qe rinj qe ndertojne endrrat e tyre duke u bazuar thjesht dhe vetem ne talentet, financat dhe familjet e tyre, ishim dhe jemi ata qe quhemi ‘kompania e tyre, kolektivi i punes i tyre’! Nje nder dhe respekt qe vetem kush njeh kapacitetet dhe vullnetin e ketyre te rinjve, mund ta kuptoje sa me vlere eshte per mua personalisht dhe per koleget-partnere qe punojme bashke!

Ndaj, u kthyem fuqishem, me Kapela Event, ku nga dy grupe 80 e 90 persona, u mblodhem ne zoom me 16-17 te dukshem dhe dyfish aq ne degjim dhe ‘gjuajtje per talente’ .

Pjesa e marre nga Kapela 23 Tetor, ne audio apo video ne kanalin tone te youtube, vjen nga ky kthim dhe ri-shpallje e misionit tone: te jemi ketu te pajisim ata qe kane ambicje pozitive te ecin perpara ne karriere me instrumenta dhe mekanizma per sukses! I pajisim gjithashtu edhe me nje familje te madhe ndihme dhe mbeshtetjeje kur gjithe bota rreth tyre duket sikur po bjerret dhe apsolutisht te dekurajon. Ne jemi ketu edhe si ‘playgorund’ ku mesojne partneritet e para, si ‘sandbox’ ku mund te gabojne dhe mos te ndershkohen, po te mesojne duke bere. Ne jemi ketu te sherbejme dhe te kemi nje biznes ne lulezimin e tij me te plote (thriving sipas Atit) duke sjelle vlere esenciale ne zhvillimin e kastes se re te drejtuesve te ekonomise dhe te politikes shqiptare dhe jo vetem, per 15 vitet e ardhshme! Dhe kur ke Perendine me vete, kush mund te te dale kunder?

Miq, me shkruani,

Faleminderit,

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X