Ep 122 A ka ‘hile’ gjatë punës online? Sigurisht! Ja 4 prej tyre:

Kemi pare e degjuar stUdente qe kane protestuar te fillojne mesimin ne universitete online. Duke mos perjashtuar rastet kur te punuarit live eshte nje pashmangshmeri, hapa kete bisede me disa nga klientet miq te mij (ju drejtova specifikisht disave ne moshen 40-65 vjec) dhe me studentet ne TBU(ku filluam te japim nje lende zhvilluese, mosha e tyre 18-19 vjec).

Cfare pashe?

Pavaresisht moshes, miqte e mij kliente qe kane rreth 3-4 vite ne punen online bashke, ishin shume entuziaste per punen nga distanca, nga online. Te rinjte e sapoardhur ne universitet, pasi folem pak, perdoren shprehjen: “faleminderit prof qe idene e re pozitiviste per te punuarin online”! Aty kuptova nje gje:

Keta te rinj qe protestojne ndaj detyrimit te punojne online, nuk kane marre nje mendim ndryshe per t’u pershattur me realitetin e ri qe jetojme, ne kushte te nje pandemie ne valen e dyte te forte te goditjes. Pra nuk ju eshte dhene mendoj, koha e duhur dhe trajnimi i duhur te pershaten dhe te marrin me te miren nga ky medium i ri komunikimi dhe pune: puna online. Aty per aty, mendova te ndaj disa mesime dhe ‘tricks/hile’ si te jemi me produktive gjate punes online, si te pershtatemi te japim dhe te marrim me te miren ndersa punojme/mesojme online.

Per kete arsye vjen ky podcast dhe tjetri, te ndajme disa mesime qe na bejne te lulezojme, jo te mbijetojme gjate punes online

.Qellimi eshte te arrijme te NDRYSHOJME MENDESINE TONE? Change your mindset!

Ja transkripti i podcast (kjo per studentet e mi 🙂 te TBU)

‘Hile’ 1

Pra gjej vendin qe te simulon produktivitetin
Krijo nje qoshez pune (sipas mundesive fizike, mund te jete nje cep dhome, nje dhomë, pjese shtëpie dhe deklaroje te bashkejetuesit qe ky eshte vendi i punës)
Beje sa me bukur per ty, sa me mireseardhese per ty, sa me simuluese per ty, lule? Nje kub me ngjyra qe te ben mire sa here e merr ne dore sepse instiktivisht te bën të levizesh duart ta plotesosh faqet me nje ngjyre?

Nje fletore vizatimi ku zhgaravit nderkohe qe kjo te ndihmon te perqendrohesh ne kompjuter?

Cfaredo qe funksionon per ty, jepi kohe vetes ta gjesh, eksperimento, shih cfare te stimulon produktivittetin dhe largoju me qellim vendeve ne shtepi apo gjerave ne tavoline/vendin tend te punës qe te stimulojne rehatine, gjumin, keto duhen evituar!

‘Hile’ 2:
Pajise me gjërat e detyrueshme te punës, kompjuter, celular, internet i mire, fletore shenimesh, etj
Pajise me gjerat simuliese te produktivitetit tend
Sic thame qofte lule, kub, por jo nje arush qe te sjell gjume sa e sheh 🙂

‘Hile’ 3

Organizohu me familjaret ose bashkejetuesit nese keni kompjuterin apo mjedisin se bashku.
Nje taktike qe funksionon me klientet e mi ne punen online prej vitesh, eshte deklarimi pamor dmth ne nje leter te madhe, te dukshme, vur oraret kur je online ne cdo dite te javes dhe beje te jete e dukshme per bashkëjetuesit, pra orari i punës bashke online, i pa negociueshem. Diskutojeni dhe vendoseni kur i behet kujdtdo nese bashkeperdorni kompjuterin ose kete kendin e punes.  Duke e deklaruar ne menyre pamore ne fakt sapo ke krijuar zakonin e suksesshem te respektimit te vetes , te orarave te tua dhe heqjen e barrierave qe demtojne ty dhe familajret/ ose bashkëjetuesit në harmoninë e jetes bashke
Ne rastin e jeteses me prinderit apo familjare, jo ne kushte shtepie me qera te ndare me te tjere, sapo ke fituar edhe statusin e te privilegjuarit qe eshte ne orar pune dhe do sherbyer me ushqime apo dicka tjetër qe vetem prinderit shqiptare e kane kur shohin qe femijte po punojne apo mesojne, te japin nga vetja pa kushte, pa mase
Gje qe na sjell ne piken e fundit:

‘Hile’ 4

Kupto, kjo menyre pune eshte realiteti yt i ri, beje te te sherbeje, jo te te beje me mbipeshe, pra:
Largo ushqimet e pashëndetshme aty afer, lengjet me ngjyre apo gaz, mbaj disa fruta apo zarzavate te gatshme te prera ne copeza te vogla dhe perdori kur ndihesh qe do kalori, duke evituar sa me shume kur je ne punen ne grup, pra gjate pushimit nese ka, ndryshe, hiqe veten nga video vec per 1-3 minuta.
Vendos nje rregjim te prerë ushqimi edhe pse do te jesh duke studiuar apo mesuar nga shtëpia, te prere!
Perfshi ne rregjim, ushtrimet fizike ditore (kuptohet jo gjate punes online :-)) por ne nje kohe te dites pa lidhje me punen te kendi yt i te mesuarit.
Ndërkohë, hap nje vend afer vendit ku meson qe cdo 30-40 min te ngrihesh te besh 2-3 ushtrime fizike (qe nxisin punen e zemres)
Kaq per sot
Ep 123 vjen me me shume
Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login