Ne vazhdim te ep te kaluar, atij 122, sjell sot disa ide te reja sesi mundemi qe gjate punes online te kemi te njejtin produktivitet, ose edhe me shume sesa puna ne formatin tradicional fizik.
Vjen serish duke pasur ne mendje studentet e mij qe sapo kane nisur seriozisht studimet online dhe e gjejne kete format, pak me sfidues sesa puna balle per balle me mua, per shembull ne auditore ose klasa normale universiteti.
Jane 4 ‘hile/tricks’ qe jane spjeguar ne ep 122 sipas permbledhjes nga java e kaluar
1. Cakto vendin e punes
2. Deklaroje vendin e punes
3. Dizenjoje per ty, (mbaj ne mend eshte per produktivitet te larte)
4. Beje vend te shendetshem :
Hile no 5
Nese mundesh beje te jete fiks vendi i punes, pa ndryshime te mëdha
Dmth kur e sheh, futesh ne ‘working mode’, dhe e tregon kete per pjestaret e tjere ne punen online.
Hile 6
Teknikisht, shih te kesh kompjuterin ne nje vend me drite te forte, per shembull para teje shih dritaren; mesohu te shohesh te kamera kur flet, kujdes kur afrohesh sepse dalin pjese fytyre pa gjithe pamjen tende 🙁
Hile no 7
Krijo nje background, passhpine qe te përfaqëson, psh nje mur ku ke nje pikture apo nje pamje qe nuk terheq vemendje mbi te por eshte e kendshme t’a shohesh. Nje investim njëherë mund te te beje pune shume herë, psh nje tabele me oraret e tua? Nje gje e thjeshte ne nje kornize, me fleta me ngjyra sipas zgjedhjeve te tua , per shembull, per studentet njera lende eshte me nje ngjyrë, tjetra per nje lëndë tjetër, etj.
Hile no 8
Gjuha e trupit flet me shume kur je online
Zgjidh te dalesh me video
Zgjidh veshjen e punës
Zgjidh te jesh e kuruar/i paraqitshem gjithmone (per shembull, sic do te doje te ishe ne takime live psh me nje shef apo nje epror)
Hile no 9
Bej disa tabela te vogla qe jane imitues te imoji, printoi dhe mbaji afer, psh, nje ok, ose dy duar qe duartrokasin, apo nje pikëpyetje. Kjo eshte shume me terheqese sesa dicka e shkruar në chatin e grupit.
Ne nje pune ne grup, kjo ju nxjerr ne nje drite te vecante vleresuese
Kaq per kete rradhe,
Do shohim ne praktike si dhe sa do i zbatoni,
Nderkohe per ata qe duan te mesojne me shume dhe me ne hollesi te personalizuara me ta, na u bashkoni ne trajnimet mujore tonat,
Miqesisht,
Elida