Ep 137 Me Lulin, jo te vockel :-)

Vij ne kete episod te podcastit ‘Miqesisht, Elida’ me nje miken time te kahershme, znj Lulezime Goburi, te cilen gjithe jetes i kam folur ‘Luljeta’ 🙂

Them gjithe jeten sepse eshte nder ato zonja te reja qe i kam njohur qe femije dhe kam pasur privilegjin t’i kem ngushtesisht ne jeten time, ne shume role e pozicione, qe nga nxenese, studente, bashkepunetore por mbi te gjitha, nje mike besnike si bije shpirterore, te adobtuar. Besoj me kaq kuptohet sa e vecante vazhdon te jete per mua, por nuk eshte ky qellimi qe po e sjell me kete interviste. Domethene, jo vetem kjo arsye 🙂

Ne fakt do te doja te sillja per nje shumice qe me ndjek, nje model te reje qe me perkushtim dhe pune te madhe, kunder gjithe ‘botes’, pa lindur me ‘kemishe’, tia dale shkelqyer ne tregun e punes, si ne Shqiperi ashtu edhe ne bote, ne rastin e saj ne Greqi para shume vitesh dhe ne Angli tashme ku eshte zhvendosur se bashku me familjen.

Duke folur me Lulin, bejme nje kalim pothuajse ne tre dekada, ne nje kohe kur shume nga cfare kemi e gezojme sot, na dukeshin vetem objekte te lutjeve tona, kur mirrnim ‘arushen’, dmth Toyoten e fondacionit Lidia dhe qendronim mbi plazhin e Manastirit, per ore te tera. Luli kishte plot ‘ne pjaten e saj’, si nje bije dhe moter e perkushtuar totalisht, une po ashtu, me te miat.

Cfare na bente te qeshnim, edhe pse kur binim ne lutje e mendime ishim kilometra larg, ishte sepse sapo mbaronim lutjen, te dyjave na ishin perlotur syte dhe vazhdonim te na hapej goja ne lutje , dhe dinim qe lutja jone ishte degjuar!

Uroj te shihni brenda kaq minutave Luljeten qe njoh dhe miqesine e te ciles e kam te shtrenjte edhe sepse ne tregun e punes eshte nje model per shume te rinj e te reja qe duan te dine!

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X