Ep 138 Me Doktoreshen…

Eshte znj. Zerina Sheme, mjeke pediatre me nje pervoje pune gati pese dekadash ne kujdesin ndaj te miturve. Vjen me nje sinqeritet, fisnikeri dhe mencuri qe i buron lirshem duke bere qe te shtoje nje vlere te vecante ne zinxhirin e arte te “pasurise sone kombetare” ne podcast-in ‘Miqesisht, Elida’.

A ka ndryshim ne punen (njerezore e fisnike, mbi bazen e betimit te gjithekohshem te Hipokratit) te nje mjeku ne komunizem nga koha e kapitalizmit?

A eshte deshira per vete-zhvillim nje nen-produkt i sistemit te ri pluralist? Si behej ne monizem?

A eshte e mundur te jesh nje mjeke e plotesuar (me gjithe specializimet e ster-zgjatura, oret e paplanifikuara te gjata te punes, stresin e pazakonte te llojit te punes, etj.,) dhe nje zonje shtepi-berese?

A del ndonjehere ne pension nje mjek/e? Si eshte kjo periudhe e mbylljes se punes ne shtet dhe daljes ne sherbim publik me ekspertizen e saj?

Cilat jane goditjet me te medha qe merr dikush kur zgjedh ne profesionin e mjekut te bazohet ne meritokraci dhe jo – rrushfet?

Une sinqerisht, u kenaqa nga pergjigjet e sa me lart dhe shume te tjera.

Uroj edhe ju po ashtu,

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X