Ep 140 Stresi i pas-kovidit…

Une jam nje nga personat qe mori dozen e pare te vaksines astrazeneca si pjese e nje trupe pedagogesh ne universitetin ku jap mesim. Kjo me jep nje fare sigurie ne menyres sesi trajtoj tani rrezikun nga virusi i korones tani (dhe kjo pasi e kam kaluar si infeksion ne dhjetor 2020).

Kam shtuar takimet fizikisht, jo online me klientet miq te mi, ne shumicen e rasteve, prane bizneseve te tyre. Ne keto takime, krye-fjala e bisedes eshte cfare kjo pandemi ka sjelle te ta dhe jetet e tyre dhe bizneset apo punet e tyre. Me dhimbje flitet per goditjen e jashtezakonshme te humbjes se jeteve te njerezve te njohur te perbashket (si per t’a bere reale kete flame!). Dhe pastaj vazhdohet me goditjen ekonomike, sa dhe si po kthehemi te planet zhvilluese qe ata se bashke me mua kishim bere dhe po ri-veme ne jete, pershtatjen e planeve zbatuese te te njejtes strategji rritjeje.

Dhe ketu vijme pastaj, si ne nje skript pothuajse te njejte ne ate pjese te bisedes kur flitet me stafin, ate te larte apo te mesem (qe jane ata me te cilet une punoj ne favor te drejtuesit) te gjendjes se demtuar menderisht. Jo e thene keshtu, hapur por duke ju referuar pranise se stresit, te ankthit, te uljes se produktivitetit, etj.

Mund te jete prezenca e stresit apo mund te jete nje rremuje mendore qe ne fund ka kete pamje te te tjeret? Kete rrekem te diskutoj me ju, mendime qe ndihmojne te dallojme midis te dyjave.

Mendimet tuaja, te mirepritura.

Nese mendoni qe ndihmon njeri, cojini link.

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X