Ka ndodhur gjithmone.
Ka qene e do te jete: jemi te ndryshem, jemi unike ne gjithshka! Nuk mund te gjesh dy njerez te njejte ne tregun e punes. Dhe si te tille, eshte mese normale qe te mendojme ndryshe per ceshtje qe kemi para, shpesh ceshtje te lidhura me indikatoret e suksesit dhe po aq shpesh te lidhura me lloje te ndryshme te personalitetit te drejtuesve.
Por ajo qe shoh ne kete kohe pas 15 mujorit te gjate te pandemise, eshte prezenca gjithmone me e shfaqur negative ndaj dikujt tjeter ne vendin e punes ose dikujt qe mendon apo punon ndryshe ne jete, ne pergjithesi.
Vete fjala ”ndryshe” na ben te kemi nje tolerance te cdo mendimi apo sjelljeje te kujtdo duke i dhene mundesi vetvetes te perdorim racionalitetin tone per hapin kaq shume te nevojshem: perballja me mendimin ndryshe te te tjereve, ndaj punes sone, apo ndaj nesh si persona.
Por nese ndodh qe dikush te thote: ”Po ndjej qe po me lufton x-i apo y-i pa asnje arsye, thjesht sepse ekzistoj!”
Dhe keta rendom, (vjedhur ne fakt nga mediat sociale) quhen ‘haters, pra njerez qe te urrejne’. Pikerisht keta sot duken sikur jane shtuar? Apo jane bere me te hapur-shfaqur ne qendrimet e tyre ndaj te tjereve, duke bere zero perpjekje per te mos lenduar bashkepunetoret e tyre ne tregun e punes me nje negativitet konstant.
Ne kete video mesazh sjell disa ide sesi mund te perballemi (ose jo) me ‘haters’ne vendin e punes (dhe me gjere :-)).
Uroj ky mesazh te ndihmoje dike duke i sjelle shpresen sesi mund tia dale mbane edhe pse rrethuar nga negativiste.
Miqesisht,
Elida