Sa e nevojshme eshte ta degjosh kete shprehje kur ke nisur te besh biznesin tend? Apo edhe punen tende te dyte, per vete, mbasditeve?
Cfare e ben nje domosdoshmeri mbeshtetjen e njerezve tane rreth e rrotull? Diskutoj ketu disa arsye per kete mbeshtetje:
Po fillon nje gje qe shpesh nuk ka strukture, thjesht nje vizion te mjergullt!
Po futesh ne nje zone te re ku sa me lart te ngjitesh, aq me ‘ftohte’ behet 🙂
Po del pjese pjese apo plotesisht nga rutina e zakonshme e biznesit te strukturuar ku secili di vendin e secilit, dhe po futesh ne nje atmosfere qe ti vete duhet te besh gjithe rolet!
Ketu te duhet te dalesh ti dhe te ndash ekspertize duke:
(a) u futur ne grupet e njerezve me te njejten mendesi si ti (konsidero ndoshta, grupet tona Solo – ACTS 4:12)
(b) nda, nda dhe prape nda ne platfoma online ekspertize duke ndihmuar te krijosh ‘komunitetin’tend qe fillon te sheh si ‘pune-mbaruar’ne ekspertizen tende
(c) ndihmo dike qe nuk ka mundesi te te paguaje duke mesuar si ta besh kete shume mire kur do te kesh klientet e pare (win-win gjithmone)
Degjojeni, nese keni kohe, dhe me shkruani,
Miqesisht,
Elida