Ep 173 Me Eglent Bicin

Pra, ja ku e kemi, intervisten me z. Eglent Bicin, te shume njohurin si foles motivues, si themeluesin dhe drejtuesin e kompanise Mei Realty dhe mbi te gjitha, mikun e mire e super pozitiv te shume e shume njerezve.

Flasim ne kete interviste-bisede mbi idete e tij mbi suksesin, motivimin, etiken e punes, nevojen e vazhdueshme te vete-permiresimit, te sjelljes ne ditet tona te gjithe sistemit te edukimit ne shkolla per nje pergatitje me te mire per jeten, jo vleresimin fiktiv, rolin e familjes, te kohes me miqte, etj.

Akoma me shume flasim mbi personat dhe rrethanat qe e kane bere Eglentin nje super njeri dhe super mik te kaq shume personave, (mua perfshire :-)) . Me super-lativa flitet per Tony Robbins, Vasil Nacin dhe shume te tjere. Me super-thellesi Eglenti shpalos deshiren e tij per te qene jo vetem i suksesshem sic eshte ne biznes, por nje ndertues i te rinjve qe duan te ecin ne rrugen e pambaruar te vete-permiresimit.

Ne mbyllje te kesaj bisede gati 2 oreshe, une personalisht u ndjeva me e pasuruar menderisht duke marre nga ai aq shume frymezim dhe prakticitet ne zbatim te disa parimeve totalisht ndihmuese ne qellimin tim te perhershem te arritjes te versionit me te mire timit. Dhe per kete do i jem mirenjohese, dhe besoj per kete, mendoj do jete shume edukuese ta degjoni ketu ose ta shihni ne you tube. Aty kini eshte ku mund ta gjeni nje mundesi lidhjeje me vete Eglentin,

Shijojeni! (me laps e leter ne dore :-))

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X