Gjate vitit te mbrapshte, 2020, mora nje vendim qe ishte vrastar nga pikepamja e biznesit: qe ne mars, sapo filloi mbyllja e pjesshme dhe pastaj e pergjithshme e gjithe ekonomise, kalova ne sherbim te klienteles sime dhe te tjereve dhe ndalova shitjet.
Me lejoni tju jap pak kontekst.
Fakt ishte qe nga 2016-7 kisha kaluar cdo gje online, dhe koha qe erdhi ndoshta per mua nuk kishte elemente habie kalimi nga fizikja ne virtuale. Edhe zyrat i kisha mbyllur qe ne 2017 dhe cdo gje ishte online.
Kisha parapare qe sektori yne i vetezhvillimit dhe i drejtimit permes njerezve do te behej me mire virtualisht. Provat kishin qene shume te mira dhe viti 2019 ishte shume i frutshem dhe vendimtar ne kete vendim-marrje. Me shumicen e bashkepunetoreve dhe partnereve, kishim konsoliduar praktika pune mbledhjesh, webinaresh, seminaresh online, kryesisht duke perdorur here LMS eLearning Platform, demo-n, coursera-n, zoom-in, etj.,
Vendimi i pranveres 2020, ‘serve, not sell’ ishte me qellimin per te ndihmuar ne nje situate qe mendoj ishte shume e veshtire per shumicen e klienteve miq te mi.
Ne kete kuader, hapa edhe per te panjohurit qe po humbisnin punen, dhe rrjedhimisht edhe mundesine te paguanin, nje kanal te drejtperdrejte per te dhene sesione coaching falas, kryesisht une vete.
Degjoni ne kete podcast, si shkoi dhenia falas e sesioneve, ose me sakte, sa vlere pati te ata qe e moren falas 🙁
Eshte me interes te di edhe mendimin tuaj ne komente, faleminderit!
Miqesisht,
Elida