Ep 186 Te drejtosh si Genti&Co

Ne kete seri miq, vijme me nje pjese nga intervista e plote me z. Genti Selenica, CEO i Baboon, dhe miqte e tij, z. Arber Cepani, CEO i Komiteti, dhe z. Kushtrim Shala, CEO i ICT Media.
Edhe ne kete takim me studente te TBU, te tre ndane e ndikuan (sic bejne thjesht edhe me vete te berit biznes ne Shqiperi) me dashamiresi dhe bujari ide e mendime te jashtezakonshme ne nje mjedis mese te zakonshem.

E dini pse e them kete? Sepse edhe ne kete rast, te tre ata, u dhane me gjithe sa dinin e kishin bere, pavaresisht nga numri “kokoshi nje thele” i audiences se ftuar e te konfirmuar.
Asgje me pak se nje pervoje e nje bisede TED Talks me mijera ne salle, qe u nda ne forme modeste, informative dhe edukuese per ata qe zgjodhen te vinin. Sa shume te tjere do te kishin perfituar, thjesht nese do te zgjidhnin kete event ne vend te… nuk di realisht cfare mund te mbante nje te ri apo te re nga marrja e perqendruar e nje pervoje humbjesh, perpjekjesh dhe suksesi te ketyre tre liderave te rinj e te jashtezakonshem!
Nje shembull qe une vazhdoj t’a vleresoj e te falenderoj per sa vazhdon te mesoje e te na mesoje si z. Koco Broka qe aty, ne rresht te fundit, degjonte e mbante shenime nga sa tre zoterinjte ndane, respekt!

Mendimet e tij ne fund, ne te njejtin nivel mencurie si folesit ne takim.

Kam kaluar nje pervoje shume te bukur, nga ato qe te bejne te shtosh besimin se, po do behet ky vendi yne! Nje 15% na duhen si Genti e Arberi e Kushtrimi! Po edhe nje armate me e madhe qe do te mesoje nga ky brez qe ia kane dale. Po lufta do luftuar, ne duhet te bejme kaq sa mundemi, te hedhim dritat e njohjes mbi keta djem te rinj qe zgjedhin te punojne e zhvillojne biznes e njerez ne kete vend e me tej, ne rajon e ne bote!

Nese mendon qe ndihmon dike qe i duhet sa flas me lart, me shkruani ne emi-cc@emi-cc.com per link te gjithe intervistes qe po iu jepet Klubit EMI-CC.

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X