Ep 202 Vlerat dhe antivlerat, ne pune e ne shtepi

Dy pamje ne nje vend pushimi per familjare: dy prinder te fokusuar ne telefonat e tyre, dhe me nje sy shohin femijen qe sillet rrotull aty, Brenda kujdesit te tyre, njeri njeri ose tjetri zgjat doren kur femija largohet rrezikshem nga perimetri i tyre i sigurise. Pas pak, femija humbet interesin dhe fillon e grindet.

Nena dhe babai pa asnje hezitim, zgjasin doren ne canten aty afer dhe nxjerrin nje tablete dhe ia zgjasin femijes qe ndofta, mesuar te kete ndodhur shpesh here, sa e sheh e merr dhe fillon te luaje? Apo te lundroje ne youtube? Thjesht ne ate minute qe po shihja une, femija po levizte gishtin duke hequr apo kerkuar nje video, besoj qe njihte. Dhe tashme qellimshem, vazhdova te shoh pak me frike cfare mund tí dilte para syve ketij femije 3-4 vjec, nga youtube.

Nena e babai, fokusuar ne celularet e tyre, pa asnje bisede mes tyre, hidhnin nje sy nga femija qe vazhdonte te kerkonte, shpesh here pa ditur cfare ngelej dhe rrinte disa sekonda.

Ne kete episod, marr shkas nga sa me lart, dhe ndaj nje praktike me miqte – kliente.

Uroj per ju apo per dike tjeter qe mund tia coni, mund te jete nje ushtrim me vlere per vlerat qe duam te percojme e mbajme ne familjen tone. Nese ne nuk e bejme kete, qellimshem, dikush tjeter do e beje, me nje qellim tjeterm tregetar ne thelb. Pa asnje shqetesim qe ne transaksion e siper, mund te “vulose” nje antivlere te femijte apo familja jone.

Me shkruani ne elida@emi-cc.com per pervoja te ngjashme e mendime te ndryshme,

Faleminderit,

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login