Pasuria jone kombetare! Kush eshte?
Ata qe une i quaj “pasuri kombetare” jane klientet-miq te mi qe drejtojne kompani, organizata e istitucione me peshe madhore ne ekonomine e politiken tone.
Puna me ta, ne pergjithesi eshte sfiduese si pervoje e shkelqyer dhe nxenje e vazhdueshme. Mendoni sa me sfidante eshte kete periudhe, kur ekonomia dhe jeta kane marre nje ‘stop ne vend’. Kur u gjenden ne nje udhekryq te paparashikuar dhe te menjehershem pas ‘rehatimit ne vend’ te pas termetit te tmerrshem! Udhekryq kur duhet te mendosh me jo per vete (vetem), por per te gjithe ate armate punonjesish qe bashke me ty kane ndertuar nje ngrehine te suksesshme ose ne ngritje.
Disa nga mesimet qe ndajme me ta gjate sesioneve tona pothuajse ditore tashme (zakonisht sipas programit VIP PTTP, javore e mujore) ditore, mendova t’i ndaj duke shpresuar te ndihmoj dike qe do nje ndihme per t’u inkurajuar gjate ketyre koheve te veshtira.
Nese dikush ka nje mesim tjeter qe e ka nxjerre nga pervoja e vete ose degjuar nga diku apo dikush, me shkruani. Gjithashtu vleresoj mendimet e shumta qe me dergoni dhe sidomos sugjerimet tuaja per temat tona ketu ne podcast,
Qendroni ne shtepi dhe sigurte!
Miqesisht,
Elida