Ep #99 Pesë ‘SEPSE’ me Gerti Boshnjakun!

Me me te miret e tregut shqiptar, me ata qe i quaj me respekt “pasuri kombetare” e jona.

Pse?

Sepse ata jane te afte te ndertojne dhe drejtojne me sukses sipermarrje te guximshme ne ekosistemin tone, ku here luhet me rregulla e here jo. Sepse kane zgjedhur qe keto sipermarrje, te vogla, te mesme apo te medha, t’i bazojne ne Shqiperi, duke krijuar vende pune per shqiptare e shqiptare qe qendrojne ne Shqiperi.

Sepse ndertojne dhe zhvillojne vazhdimisht stafe dhe individe qe jane te suksesshme per sipermarrjet e tyre, po njekohesisht ndertojne drejtues te te ardhmes sone, duke iu dhene mesazhin qe: Shqiperine e bejme te gjithe bashke, duke punuar dhe ngulmuar te jemi te suksesshem secili ne fushen e vet.

Sepse vertetojne qe PO, mund te jesh i suksesshem ne Shqiperi! Kur gjithe gjasat, gjithe mentaliteti jo prodhues e negativ, perpiqet te vertetoje te kunderten.

Ja pse i quaj pasuri, sepse duke punuar mencurisht prodhojne vlere per vete , per familjet e tyre, stafin e tyre dhe gjithe komunitetin tone. Respekt per ta dhe mundesisht, mbajini ne lutjet tuaja, jane kohe te veshtira per ta dhe gjithe ekonomine tone.

Ne perpjekjen time modeste te sjell ata ne vemendjen tuaj, ju njoh ne kete episod me njerin prej tyre Gerti Boshnjakun, themelues dhe drejtor i https://businessmag.al. Intervista u realizua me nje format facebook live (https://www.facebook.com/watch/live/?v=233046371328470) dhe ishte nje pervoje e bukur edhe per shkak te pyetje-pergjigjeve te drejtperdrejta.

Uroj t’a shijoni dhe te mesoni sa dhe une ne gati dy oret e intervistes, me shkruani nese keni pyetje. Pyetja imepasi t’a shini intervisten: A e shihni Gertin si nje mentor tuajin te ardhshem? Mund t’i shkruani direkt ne mediat sociale ose me shkruani tju lidh,

Miqesisht,

Elida

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X