Ep #69 Kujt i “Bëjnë Fresk” Burimet Njerëzore të Martën :-)?

E marta dhe “bërja fresk”

Shprehja që përdorim me miqtë e shokët që kanë kaluar nga një prej programeve të mia, është një kujtesë që unë ve për të martën, psh

Pse të martën, por mund të jetë çdo ditë e javës. Fillimi dhe planifikimi dhe urgjencat si pas fundjavës janë bëre

” Te besh fresk” në frazologjine tonë qëndron për takime të planifikuara, te qellimta dhe të mire-menduara me persona kyç në mjedisin ku ti mik a mikeshë punon

Te besh fresk, do të thotë të bësh një plan te takosh qëllimshëm duke tentuar të  martave (por mund të jetë çdo ditë e javës) personat që janë “dere-hapesit” për ty ne cfare ke ne objektivat e tu

Le t’a nisim mbarë, le të themi në punën ku je, do të bëhesh me i mire, me produktiv, me i sigurte ne cfare ofron.

Synimi është shumë i rendesishem të jetë i qarte, i mire sqaruar për ty, për çfarë ti po adreson. Si rast ushtrimor, le të përdorim psh një person që kryen funksionin e Burimeve Njerëzore në një kompani, dhe me konkretisht, marr një zonjë që po merr një trajnim vjetor të tematikave të plota të BNj ne trajnimet tona nje muaj-nje modul nga kontinuumi i BNj

Synimi i saj kete muaj, është të adresojë rekrutimin, ose më saktë të praktikojë në jetën e përditshme të saj në punë, sa mëson në kursin tone bashkë.

Duke parë situatën në kompaninë ku punon, si dhe pse bëhen rekrutimet, marrjet të gabuara  në punë, dhe duke saktësuar ajo vetë cfare mund të bëhet me mirë, cfare mund ajo të ofrojë të bëjë me mire, me profesionalisht brenda detyrave të saj të tanishme. Pra qëllimi, synimi i saj është të ofrojë më të mirën e saj tanimë të trajnuar, te mire informuar për të mirën e kompanisë, dhe njëkohësisht ajo forcon dhe përdor kompetencat e saj të reja nga teknikat e psh intervistimit bazuar në sjellje, si një nga mënyrat për të pasur rekrutime punonjesisht të talentuar dhe me dëshirën për të ecur, pra për të arritur qëllimin primar të çdo procesi Rekrutimi: marrjen në punë të me të mirëve në treg

Tani, a mund kjo specialiste në këtë kompani të sjellë këtë ndryshim vetëm? Sado dëshirë dhe vullnet dhe aftësi të reja të mrekullueshme të marrë gjatë trajnimit, mendoni që mund të arrijë këtë gjë vetë?

Pra thjesht duke vendosur synimin të sjellë ndryshim në procesin e rekrutimit?

Apo thjesht duke investuar në veten e saj duke u bëre një njohëse e mire e teknikave të  rekrutimit?

Jo miq

Ajo që duhet eshte cfare në quajmë ne formen e thjeshtëzuar “bërja fresk” që në fakt qëndron për ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive të shëndetshme, te vazhdueshme me personat që janë pjesë kryesore e ndryshimit të procesit të rekrutimit. Pra fitimi i këtyre personave dhe përthithja e tyre brenda në një plan të përbashkët për përmiresimin e procesit të rekrutimit

Eshte detyra e personit që ka vënë synimin të bëhet specialistja me e mire ne rekrutim psh, që të sjellë këtë ndryshim në vendin e punes ku është, edhe kur nuk i është dhënë detyra shprehimisht si pjesë e Burimeve Njerëzore, duke patur parasysh që funksioni i BNj mund të jete nen titullin, sekretare e drejtuesit të biznesit, apo asistentë e administratorit, apo pozicione të tjera në administrate.

Gjithsesi “kthehemi te te bërit fresk”

Eshte detyra e zonjës që po flasim te përcaktojë kush janë personat që duhet të jenë pjesë me të njëjtin synim te procesit të rekrutimit me qëllim që të bëhet ndryshimi, dhe këtu hyn psh e marta kur zonja takon me rradhe personat duke ndërtuar marrëdhënie, te vërteta, profesionale, duke investuar kohe reale, të para-planifikuara me ta.

Shpesh këta mund të jenë shefat e financës 😂, ose shefat e linjës së prodhimit, ose dikush që merret edhe me prokurimet, njerëz që ndofta nuk janë aq të lehtë për tu bere miq dhe për tiu propozuar idene e përmirësimit të procesit të rekrutimit.

Shpesh mund të jenë disa persona që në titull, në pozicion nuk kanë shumë të bëjnë me procesin psh te rekrutimit që po flasim, por që janë shumë të lidhur me menaxhimin e lartë, me ata që bëjnë në fakt “ligjin” në kompani, I keni parasysh ca persona që janë të fuqishëm në kompani? Ndoshta sepse kanë qenë që në fillimet e kompanisë, ose kanë lidhje familjare të konsoliduara me biznesin por nuk kanë ecur përpara, etj etj. Pra janë ata persona që kanë ndikim ose të menaxhmenti ose tipat e tjerë që kanë ndikim të punonjësit sepse janë shumë karizmatike, shume gallataxhinj psh, jane ata që në fjalorin menaxherial do quheshin “opinion beresit”.

Pra janë këto tre kategori, përfaqësues të tyre që në një farë mënyre, në formë të vazhdueshme, konstruktive duhen fituar.

Dhe me thënë të vërtetën, këta nuk janë kaq të lehtë të fitohen, sidomos nga dikush në pozicionin e Burimeve Njerëzore, që rëndom iu thuhet “me cfare merren, cfare bëjnë këta ne kompani”? 😀

Zakonisht referenca është që nuk prodhojnë, nuk shesin gjë, por edhe krahasuar psh me pjesën tjetër të administratës ku dikush merret me financën (e qarte detyra); dikush me anën ligjore (po e qarte detyra); dikush me standardet (e qarte detyra dhe gjobat nese nuk janë këta njerëz në kompani).

Po nese dikush do të përmirësojë procesin e rekrutimit, do duhet te kete këta persona te perfshire ne synimin e saj

Dhe planifikimi i takimeve informale me ta, të vazhdueshme është ajo që ne themi, “te bërit fresk” J

Per vete personin, kjo do të thotë të praktikojë në kompani si te ndërtojë marrëdhënie konstruktive në interes të punës për të realizuar një synim sa personal (të bëhet rekrutuesja me e mire ne kompani) aq edhe për të mirë të kompanisë (të arrijë të bëjë një proces Rekrutimi ku merren me të mirët, ku punedhensi aktual, kompania kthehet në punëdhënësin me të favorizuar në treg, kete nuk duan gjithë kompanitë?) 

Besoj ta kem sqaruar, ndaj, kolegë e kolegë në drejtim të Burimeve Njerëzore ose në çdo pozicion ku merreni me njerëzit, përcaktoni synimin tuaj, me të lartë se vetja juaj, dhe përfshini personat e duhur në këtë synim, and Go for it, “te bërit fresk në këtë formë” është cfare ju duhet J

Sukses në takimin e rradhes!

More To Explore

Are you ready to start?

take a quick survey to see which of our programs is right for you

Copyright © 2011–2020 EMI-CC Coaching and Consulting. All Rights Reserved.

Login

X