HomeTERMOMETRI

TERMOMETRI

Termometri ©

TERMOMETRI është një instrument që ndihmon ekipin të matë mendësinë e hyrjes në një takim.

Te ndertoje permes perseritjes nje kulture parapergatijeje serioze per cdo takim tonin, te qellimshem.

Kjo sjell rritjen e vete menaxhimit te skuadres ku cdo pozicion vlereson vendim marrjen qe pozicioni i jep.

Duke vlerësuar veten nga -10 në +10, secili identifikon nivelin e angazhimit, përgatitjes dhe gatishmërisë për të kontribuar.

Qëllimi është që çdo takim të fillojë me përgjegjësi, fokus dhe vendimmarrje cilësore.

Apliko për një Kafe Strategjike Transformimi M’eliden

Apliko për të punuar me Eliden

Ajo punon me një numër të kufizuar individësh, profesionistësh, drejtuesish dhe pronarësh biznesi që janë gati të vendosin jetën, karrierën apo biznesin e tyre në një kornizë më të qartë dhe më funksionale.

Elida punon me listë dhe coaches sipas nevojës.

Ky aplikim është hapi i parë për të kuptuar nëse kjo qasje është e duhura për ty  dhe nëse Elida eshte personi i duhur për të të shoqëruar në këtë proces.

Gjatë kësaj dite strategjike, synimi është të identifikojmë ku je tani, çfarë po të mban peng, cilat janë prioritetet reale dhe çfarë strukture duhet ndërtuar për të ecur më qartë përpara.

Para se të aplikosh

Ky angazhim nuk është për të gjithë

Kjo është për ty nëse…

  • Je pronar/e biznesi, drejtues/e, profesionist/e ose individ që ndjen se ka ardhur momenti për më shumë qartësi dhe strukturë.
  • Ke një sfidë konkrete në jetë, karrierë apo biznes që kërkon mendim strategjik, jo vetëm motivim të përkohshëm.
  • Je i/e gatshëm/e të reflektosh me sinqeritet dhe të zbatosh atë që del nga procesi.
  • Dëshiron të vendosësh në kornizë jo vetëm punën, por edhe mënyrën si jeton, merr vendime dhe ndërton të ardhmen.
  • Kërkon një avantazh afatgjatë dhe një drejtim më të qartë, jo një zgjidhje të shpejtë sipërfaqësore.

Kjo nuk është për ty nëse…

  • Po kërkon dikë vetëm për motivim, jo për qartësi dhe këshillim strategjik.
  • Nuk je gati të artikulosh me ndershmëri çfarë nuk po funksionon.
  • Dëshiron që dikush tjetër të komunikoje vendimet apo zbatimin në vendin tënd.
  • Nuk je i/e gatshëm/e të marresh veprime masive mbi strategjitë dhe rekomandimet që merr.
  • Po kërkon vetëm konfirmim për vendime që i ke marrë tashmë, jo këshillim të sinqertë dhe objektiv.

Angazhimi

Çfarë përfshin realisht puna me Elidën

Puna me Elidën nuk është këshillim klasik dhe as motivim i përgjithshëm. Ajo nuk merr vendime në vendin tënd, nuk e jeton procesin për ty dhe nuk të jep zgjidhje të gatshme pa e kuptuar më parë kontekstin tënd.

Ajo që bën është më e thellë: të ndihmon të shohësh qartë ku je, çfarë po të mban në vend, cilat janë modelet që po përsëriten dhe ku gjenden mundësitë më të rëndësishme për ndryshim në jetën, karrierën apo biznesin tënd.

Metodologjia e saj bazohet në punën me individë, profesionistë, drejtues dhe sipërmarrës që duan të ndërtojnë më shumë qartësi, strukturë dhe qëndrueshmëri. Shpesh, vlera më e madhe e sesionit të parë është pikërisht aftësia për të parë situatën nga jashtë, me më shumë objektivitet dhe drejtim.

Angazhimi ndërtohet rreth situatës tënde specifike. Disa persona punojnë me Elidën për një periudhë të përcaktuar intensive. Të tjerë e mbajnë si mbështetje strategjike në vazhdimësi. Forma e duhur përcaktohet pas shqyrtimit të aplikimit dhe bisedës fillestare.

Qartësi diagnostikuese

Një analizë e strukturuar e jetës, karrierës apo biznesit tënd për të kuptuar ku ka paqartësi, bllokim, shpërndarje energjie ose mungesë fokusi.
Qëllimi është të identifikohen themelet bazuar ne vlerat e tua dhe prioritetet që kërkojnë vëmendje të menjëhershme

Strategji, jo vetëm taktika

Elida nuk fokusohet thjesht te hapa të vegjël apo këshilla të përgjithshme.
Ajo ndihmon të përcaktosh lëvizjet strategjike: çfarë duhet ndryshuar në mënyrën si mendon, vendos, organizon jetën, pozicionon veten apo ndërton rrugën profesionale.

Perspektivë e jashtme dhe e gjerë

Kur je brenda situatës tënde, shpesh është e vështirë të shohësh qartë.
Elida sjell një perspektivë të jashtme, të strukturuar dhe të sinqertë, duke të ndihmuar të dallosh modele, mundësi dhe zgjidhje që mund të mos i kesh parë vetë.

Strukturë përgjegjësie

Qartësia nuk ka vlerë nëse nuk kthehet në veprim.
Elida të ndihmon të ndërtosh një strukturë përgjegjësie që të mbajë të fokusuar te vendimet, prioritetet dhe hapat që duhen zbatuar. Zbatimi mbetet në dorën tënde; ajo ofron qartësinë strategjike dhe kornizën që e mban procesin të lidhur.

Nga aplikimi te takimi në Kafe M’Elidën

Çfarë ndodh pasi aplikon

Shqyrtimi i aplikimit

Brenda 3–4 ditëve pune
Pasi plotëson aplikimin, Elida shqyrton informacionin që ke ndarë për situatën tënde, sfidat, qëllimet dhe arsyen pse po kërkon qartësi apo drejtim strategjik. Qëllimi nuk është të pranohet kushdo, por të kuptohet nëse je në një moment real ku kjo punë mund të të ndihmojë. Do të marrësh një përgjigje brenda 3–5 ditëve pune.

Biseda fillestare në Kafe M’Elidën

Një bisedë e strukturuar dhe e sinqertë
Nëse aplikimi yt kalon në hapin tjetër, do të ftohesh për një takim në Kafe M’Elidën. Ky nuk është një takim shitjeje. Është një bisedë e qetë, njerëzore dhe strategjike ku diskutojmë informacionin që ke ndarë në aplikim, kuptojmë më mirë situatën tënde dhe shohim nëse ka kuptim të punojmë më tej bashkë. Çdo gjë që ndahet në këtë bisedë trajtohet me konfidencialitet dhe respekt.

Propozimi i angazhimit

I përshtatur me situatën tënde
Pas bisedës në Kafe M’Elidën, nëse të dyja palët ndjejmë se ka përputhje, Elida propozon një mënyrë pune të përshtatur me nevojat, qëllimet dhe fazën ku ndodhesh. Kjo mund të jetë një ditë strategjike intensive, një proces i shkurtër transformimi ose një bashkëpunim më i gjatë këshillimi dhe mbështetjeje strategjike.

Sesioni i parë

Puna fillon
Në sesionin e parë fillojmë të vendosim qartësi mbi prioritetet kryesore, vendimet që duhen marrë dhe hapat konkretë që duhet të ndërmarrësh. Qëllimi është të dalësh me një drejtim më të qartë, një plan veprimi të prioritizuar dhe një strukturë që të ndihmon të ecësh përpara me më shumë vetëdije dhe përgjegjësi.

Rezultatet e Klientëve

Çfarë thonë klientët për punën me Elidën