HomeRreth ELIDËSFilozofia

Filozofia

Shtëpia në Tokë, e ndërtuar mbi shkëmb

Filozofia e Elidës nis nga një bindje e thjeshtë: jeta, puna dhe vendimet nuk mund të ndërtohen ne ajer ose mbi rërë. Ato kanë nevojë për themel. Kur themeli është i fortë, shtëpia nuk lëkundet nga çdo erë, presion apo ndryshim i jashtëm. Vlerat jane themelet tona. Cfare besojme, cfare jemi, cfare kemi.
Puna me Elidën nuk synon zgjidhje të shpejta që zgjasin pak. Ajo synon ndërtimin e një strukture të brendshme dhe praktike që të mban në këmbë: qartësi, përgjegjësi dhe veprim të ndërgjegjshëm.

Themeli para formës

Para se të ndërtohet diçka e re, duhet parë mbi çfarë po qëndron.
Elida beson se shumë njerëz përpiqen të ndryshojnë sipërfaqen — punën, marrëdhëniet, rutinën, strategjinë — pa kuptuar më parë themelin mbi të cilin janë ngritur vendimet e tyre.
Në punën me të, fokusi i parë është të kuptosh: çfarë po të mban vërtet, çfarë po të lëkund, dhe çfarë duhet forcuar që të mos rrëzohesh sa herë ndryshojnë rrethanat. Sa me qarte ta artikulosh, sa me e sakte te jete ne ne, aq me e lehte eshte ta percojme te te tjeret.

Qartësi që komunikohet dhe nxit ndjekës

Kur nuk ka qartësi, çdo mundësi duket urgjente dhe çdo pengesë duket si shenjë për t’u ndalur.
Elida ndihmon të ndash zhurmën nga e vërteta, ‘dramen’nga faktet: çfarë është frikë, çfarë është intuitë, çfarë është përgjegjësi dhe çfarë është shmangie.
Qëllimi nuk është të kontrollosh çdo gjë, por të ndërtosh një qendër të brendshme më të fortë — një vend prej nga bolleku mund të marrësh vendime pa u lëkundur nga presioni, opinioni apo pasiguria.

Veprime masive nga shkëmbi, jo reagim mbi rërë

Një jetë e qëndrueshme nuk ndërtohet vetëm me mendime të mira. Ndërtohet me vendime, hapa dhe përgjegjësi të përsëritur.
Elida nuk të shtyn drejt nxitimit. Ajo të ndihmon të veprosh nga një vend më i qartë dhe më i qëndrueshëm.
Kur veprimi del nga themeli i duhur, nuk është më reagim ndaj frikës apo presionit. Është ndërtim. Dhe ajo që ndërtohet mbi shkëmb, nuk lëkundet lehtë.