Elida është coach, mentore dhe sipërmarrëse me mbi 30 vite përvojë në biznes, zhvillim njerëzor, drejtim fondacionesh, sistem financiar dhe programe transformimi personal e profesional.
Përmes Coaching M’Elidën, ajo ndihmon individë, profesionistë, drejtues dhe sipërmarrës të qartësojnë ku janë, çfarë i lëkund, cilat modele po i mbajnë peng dhe si të ndërtojnë vendime, marrëdhënie, karrierë apo biznes mbi një themel të fortë. Filozofia e saj është “Shtëpia në Tokë” e ndërtuar mbi shkëmb, një jetë dhe punë që nuk lëkundet nga frika, presioni apo pasiguria.
Elida nuk ofron thjesht këshilla të shpejta; ajo krijon një proces të thellë artikiulimi, komunikimi dhe veprimesh masive të qëndrueshme, për njerëz që janë gati të ndërtojnë me vetëdije dhe të ecin drejt një faze më të fortë të jetës së tyre.