HomeCoaching M’eliden©

Coaching M’eliden©

Metoda Coaching M’eliden

Çdo njeri ka një themel të fshehur.

Në një sesion të fokusuar me Elidën, shpesh dalin në sipërfaqe pika që vetë personi i ka mbajtur të paqarta për vite: vendime të shtyra, modele që përsëriten, frikëra të maskuara si arsyetime, apo mundësi që kanë qenë aty, por nuk janë parë me qartësi.

Jo sepse Elida “di më shumë” për jetën tënde se ti. Por sepse ajo ka kaluar dekada duke punuar me njerëz, familje, biznese, ekipe dhe struktura të ndryshme  dhe ka parë se si të njëjtat modele njerëzore përsëriten në forma të ndryshme.

Klientët nuk vijnë te Elida që thjesht të bëjnë më shumë. Ata vijnë që të shohin më qartë atë që nuk po shohin vetë  dhe të ndërtojnë një rrugë më të qëndrueshme drejt një rezultati që më parë dukej i paqartë, i largët ose i pamundur.

Metoda Coaching M’Elidën ndërton mbi tre shtylla:

Artikulim te qartë

Të kuptosh çfarë po ndodh realisht, jo vetëm çfarë duket në sipërfaqe.

Komunikim te sakte

Të dallosh mbi çfarë po i ndërton vendimet, marrëdhëniet, punën dhe jetën tënde.

Veprime massive te qëndrueshme

Të kalosh nga konfuzioni në hapa konkretë, pa u lëkundur nga frika, presioni apo zhurma e jashtme.

25+ vite

Përvojë në biznes, drejtim, zhvillim njerëzor dhe organizata

Biznes, fondacione, sistem financiar & coaching

Përvojë në kontekste të ndryshme njerëzore dhe profesionale

Shqipëri, Suedi, UK, Gjermani, Greqi

Përvojë me njerëz dhe struktura në mjedise të ndryshme kulturore