3 Programet tona

Programi i trajnimit për Tregun e Punës

Për ata që duan ngritje të menjëhershme në karrierë, Coaching Dhe Konsulencë, (individualisht)

PTTP

9 javë coaching (nga celulari/ kompjuteri ose live) dhe 3 javë seanca këshillimi (konsulence).

Një seancë 90 minutëshe në javë. Përmes vlerësimit me 5 teste të aftësive, interesave dhe vlerave tuaja, ndërtojmë së bashku “Autostradën” e Karrierës suaj.

Zhvillohet edhe në grup për skuadra të një ndërmarrjeje/kompani.

  • 9 javë me një seancë 90-minutëshe të stërvitjes 1-me-1
  • +3 javë me një seancë 90-minutëshe të këshillimit 1me1
  • Ne vlerësojmë aftësitë, interesat dhe vlerat tuaja, në mënyrë shkencore
  • Ju zhvilloni Planin tuaj Master të Karrierës dhe ne ju ndihmojmë ta zbatoni atë në praktikë drejt Vepro-ACTS 7:7
Me Intereson

Vepro-ACTS 7:7

Për profesionistë që Punojnë diku dhe duan të bëhen freelancers e të zhvillojnë Start-up apo Biznesin Shtatë Muaj Zhvillim Karriere në Grup Vepro-ACTS 7:7

Shtatë muaj trajnim dhe edukim serioz në grup, që zhvillohet çdo të shtunë të fundit të muajit, live ose online (nga zoom). Pesë muaj konsulencë pas programit si pjesë e Klubit bazë të EMI-CC. Zgjeroni rrjetin tuaj me kolegë profesionistë, të suksesshëm dhe me ngjashëm në mendësi suksesi me ju.

  • Shtatë muaj, çdo muaj: 1″ Seminar – E Shtuna e Suksesshme”; me ecje, mësimdhënie, stërvitje dhe… lidhje si grup përmes sportit dhe artit. Sesion në grup, inkurajim nga kolegët, planifikim individual i biznesit / karrierës.
  • Stërvitje/coaching e vazhdueshme në internet për të siguruar zbatim të frytshëm praktik të Planit deri në seminarin e ardhshëm të “Të shtunës së Suksesshme” të muajit tjetër bazuar në materialet nga seminari/lektori i ligjëratat.
  • Aktivitete të grupit një herë në tre muaj në ajër të hapur të udhëhequra nga ata që janë “Certifikatat e arta EMI-CC”.
  • Fundi i muajit shtatë/një herë në vit: pjesëmarrje (bazuar në arritje personale) në veprimtarinë certifikuese vjetore.
  • Për pesë muajt e ardhshëm, si pjesëmarrës në “EMI-CC Base Club” përfitime të vazhdueshme mujore për të siguruar ekzekutimin e frytshëm të planit të operimit Vepro-ACTS 7:7.
Me Intereson

UneIIDuaBurimetNjerëzore - ILoveHR

Për Profesionistë Që Punojnë në BNj ose që Duan Të Bëhen BNj Shtatë Muaj Zhvillim prej Mjeshtri në Burimet Njerëzore ILoveHR

Shtatë muaj, takim të enjten e fundit çdo muaj, live ose online (nga zoom). Ne mbulojmë (1) Rekrutimin, (2) Vlerësimin e Performancës, (3) Motivimin e Punonjësve, (4) Kompensimin (5) Strategjinë e Burimeve Njerëzore (6) Reduktimi i Forcës së Punës, (7) Planifikimi Strategjik i Fuqisë Punëtore.

  • Shtatë muaj, në çdo muaj një seminar një të enjte; secila prej tyre zgjat 3 orë seancë në grup, 1 orë seancë individuale stërvitore (live ose nga zoom)
  • Çdo muaj një temë e dedikuar: (1) Rekrutimi, (2) Vlerësimi i Performancës, (3) Motivimi i punonjësve, (4) Kompensimi, (5) Strategjia e HR, (6) Reduktimi i Forcës së Punës, (7) Planifikimi Strategjik i Fuqisë Punëtore
  • Çdo fund seminari, materiali i seminarit paraprin zbatimin e temës së kaluar dhe drejton drejt temës së ardhshme
  • Trajnimi i vazhdueshëm në internet që mbështet praktikën e jetës së materialeve nga ligjëratat dhe seminaret
  • Aktivitetet në grup një herë në tre muaj (mundësisht në natyrë) të udhëhequr nga ata që janë “Certifikata të arta EMI-CC”
  • Fundi i muajit shtatë / një herë në vit: pjesëmarrje e mundshme në aktivitetin vjetor të certifikimit
  • Pjesëmarrje në Klubin bazë EMI-CC me pjesëmarrje falas në webinar në internet lidhur me temat e trajnimit
Me Intereson

OfertaSpeciale

Të Gjithë Duan Të Jenë Të Suksesshëm, Por Pse Ndodh Që Jo Të Gjithë Ja Dalin Mbanë?

Nëse ti je duke lexuar këto fjalë gjasat janë që je një individ që ka dëshirë për t’u rritur profesionalisht dhe për të shkëlqyer në karrierën që ke zgjedhur. Nëse kam të drejtë, kjo dëshirë të ka shtyrë që të vendosësh qëllime dhe objektiva për veten dhe karrierën tënde. Pyetja është …sa realist I ke përmbushur ato?

Neuroshkenca shpjegon që duhet të shkruajmë qëllimet tona nëse vërtet duam t’i realizojmë ato.

Çështja është, nëse deri tani nuk e kemi bërë, si ta ndryshojmë? Si mund të arrijmë të jemi ajo “Elita” në vendet e punës dhe kontekstin ku jetojmë? A do doje me të vërtetë që të arrije të kuptoje këtë formulë suksesi? Që në vend që të ishe një punëtor I thjeshtë në tregun e punës, të arrije të artikuloje qartë objektivat e tua dhe të ishe në gjendje që ta bëje konkret dhe të prekshëm rezultatin që do doje të arrije? A do kishe guximin të sfidoje dhe tejkaloje mendimet negative për veten apo situatën ku ndodhesh?

Nëse përgjigjia është po, për qoftë edhe një nga këto pyetje ka diçka që mund të bësh pikërisht tani për t’u afruar një hap më tepër më vizionin e asaj që dëshiron për veten. Elida Motro, CEO e EMI-CC Coaching and Consulting po organizon një webinar me temë: Vendimi më I madh për karrierën!

Qëllimi I këtij eventi është që vetë Coach Elida të ndajë me secilin nga ne formulën e suksesit për të qenë realisht pjesë e elitës së profesionistëve, në çdo kontekst ku ndodhemi.

Ajo do të mbulojë në një dy orësh në webinar (ME FOLLOW UP SESSION COACHING VIRTUAL):

✓ Formulën e suksesit (nga puna me dhjetra pjesë elite)

✓ Zakonet që duhet të krijojmë për arritur atë

✓ Mendimet dhe besimet që na bëjmë të heqim dorë

✓ Si ta përdorim strategjinë e “Pickatores” për të arritur ku duam

Ajo që mund të bësh që tani për të mos e humbur rastin për të marrë pjesë në këtë Webinar, është të regjistrohesh TANI duke klikuar këtu:

Me Intereson

Karriera 0.1 – Zgjedhja E Universitetit

Urime që keni vendosur të zgjidhni shkollën e lartë dhe rrugën e karrierës suaj përmes Programit te Trajnimit per Tregun e Punes (PTTP)!

Ky program ngelët si faqja jonë e artë që ka ndihmuar tashmë me qindra individë që sot janë në klubin e nderuar të EMI-CC si profesionistë të suksesshëm në Shqipëri dhe në botë. Këtu merrni hapat e drejt zhvillimit të Planit tuaj të Karrierës dhe të përgatitjes konkrete për tregun e punës me hapin e parë: zgjedhja e degës së studimit në Universitet. Në fakt ky program do t’ju ndihmojë për të eksploruar më shumë dhe më mirë drejtimin tuaj profesionale, duke zhvilluar dhe aftësinë tuaj për zgjedhje të mire edukuara për rrugëtimin tuaj profesional per 10 vitet e ardhshme.

Pas marrjes së programit ju do keni realizuar zgjedhjen e duhur sipas kësaj rruge:

S1 – Të bëni Inventarin e aftësive, interesave dhe vlerave tuaja

S2 – Bazuar mbi aftësitë zbuloni opsionet e veçanta të karrierës tuaj

S3 – Tregu dhe opsionet e karrierës suaj = “Autostrada” juaj profesionale me tri korsi 🙂

S4 – Dalja në çfarë janë mundësitë tuaja mes “Dritares” Virtuale për në Tregun e Punës mes shkollimit që do zgjidhni

S5 – Zgjedhja përmes kërkimit dhe zgjedhjes të degës dhe shkollës që ju jep edukimin me të mirë (Intervistues dhe të intervistuar të suksesshëm)

S6 – Të filloni të jetoni zhvillimin profesional si një mënyrë jetese dhe argëtim gjithashtu duke zbatuar hap pas hapi Planin tuaj të madh të Karrierës (ndërtimi i autostradës) dhe lidhja me mentorë nga Klubi i EMI-CC, tashmë të realizuar në shkollimin që do të zgjidhni.

S7 – Të gjeni kurdoherë “yllin drejtues të veriut” për ju, si aftësim te vete-coach në mënyrë periodike planifikimin e madh të karrierës.

Me Intereson

MASTERCLASS VIP – Te behesh CEO i vetvetes!

Cfarë Thonë Klientët Tanë